Avdullah Hoti – Mogherinit: Vetëm Qeveria udhëheq dialogun

12:47 | 18 December 2018

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka reaguar pas letrës së Mogherinit, duke thënë se vetëm Qeveria duhet të udhëheq me dialogun.

Hoti ka theksuar se legjitimitet për të udhëhequr ka vetëm Qeveria e Kosovës, duke pohuar se ky proces nuk udhëhiqet me kuazi ekipe dialoguese.

Postimi i plotë i Hotit:

Vetëm Qeveria e Republikës së Kosovës me legjitimitet qytetarë mund të udhëheq Kosovën në dialogun me Serbinë.

Ky proces nuk udhëhiqet me kuazi ekipe dialoguese.

Letra e tre zyrtarëve të lartë të BE-së, që i është dërguar Qeverisë së Kosovës, le të kuptohet qartë nga kuazi ekipi dialogues.

Komento: