
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar se ndriçimi i fatit të të pagjeturve është prioritet.
Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka shkruar se bashkë me ndërkombëtarët, këtë vit është bërë e pamundura për çështjen e të pagjeturve.
Postimi i plotë:
Ndriçimin e fatit të të pagjeturve e kemi vendosur prioritet.
Gjatë homazheve dhe takimit me familjarët e të pagjeturve dhe të dëshmorëve të Krushës së Madhe në Komunën e Rahovecit, u shpreha përkushtimin dhe mbështetjen e Qeverisë së Kosovës.
Bashkë me ndihmën e çmuar të partnerëve tanë ndërkombëtarë, gjatë këtij viti kemi bërë të pamundurën për çështjen e të pagjeturve.
Familjarët i sigurova se do t’iu qëndrojmë afër derisa të ndriçohet fati i secilit të pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë.