Avdullah Hoti për Qeverinë: As nuk i shpenzojnë mjetet për projekte kapitale, e as nuk iu lënë qytetarëve që t’i shpenzojnë

15:07 | 06 December 2022

Hoti për Qeverinë: As nuk i shpenzojnë mjetet për projekte kapitale, e as nuk iu lënë qytetarëve që t’i shpenzojnë.

Deputeti i LDK-së, Abdullah Hoti e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për menaxhimin e parasë publike.

Hoti thotë se sikur të ulej TVSH-ja dhe të hiqej akciza përkohësisht, çmimet e prodhimit sipas tij, do të ishin më të ulëta, njofton Klankosova.tv.

“Agjencia e Statistikave vlerëson se në tremujorin e tretë të vitit 2022, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, çmimet e prodhimit për biznese u rritën me 17.2% mesatarisht. Rritjen më të madhe e ka pasur energjia elektrike dhe gazi me 49.7%, duke i rritur kështu çmimet e produkteve të konsumit të përditshëm”, ka shkruar Hoti.

“Sikur të ulej TVSH-ja dhe të hiqej akciza përkohësisht, siç kemi propozuar në pranverë, sot çmimet prodhimit për biznese do të ishte më e ulëta”.

“Rrjedhimisht, çmimet e produkteve të konsumit të përditshëm do të ishin më të ulëta dhe jeta e familjeve do të ishte më të lehtë”.

Deputeti i LDK-së shton se 300 milionë euro do të ishin në buxhetin e familjeve.

“Sikur të ulej TVSH-ja dhe të hiqej akciza, sot nuk do të kishim 700 mil euro në llogari të Qeverisë, të cilat po i zhvlerëson inflacioni. Rreth 300 mil euro do të ishin në buxhetin e familjeve dhe bizneseve dhe do të qarkullonin në ekonomi”.

“As nuk i shpenzojnë mjetet për projekte kapitale dhe për rritje të pagave, e as nuk iu lënë qytetarëve që t’i shpenzojnë. I mbledhin pa nevojë, i mbajnë në llogari dhe zhvlerësohen nga inflacioni. Çfarë menaxhimi katastrofal i parasë publike!”.

Komento: