Avdullah Hoti përmbledh rezultatet e Samitit në Berlin në tri pika

15:06 | 01 May 2019

Samiti i Berlinit ka kaluar pa ndonjë ndryshim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, tha se rezultatet e Samitit të Berlinit mund të përmblidhen në tri pika.

Sipas tij, arritura më e madhe është eliminimi i idesë së për korrigjim të kufirit, ndërsa përmend edhe disiplinimin e liderëve të cilat sipas Hotit, diskursi për nxitje të luftës ishte bërë i përditshëm.

Hoti thekson se marrëveshja përfundimtare duhet të arrihet me dialog transparent dhe gjithëpërfshirës.

Postimi i plotë i Avdullah Hotit:

Rezultatet e Samitit te Berlinit besoj se mund të përmblidhen në këto tri pika.

E para, dhe besoj se është e arritura më e madhe, është eliminimi i idesë së Thaçit, Vuçiçit dhe Ramës për korrigjim të kufirit.

E dyta, disiplinimi i liderëve të të dy shteteve. Kjo është e rëndësishme sepse në muajt e fundit gjuha luftënxitëse filloi të bëhet diskurs i përditshëm. Besoj se e kanë marrë mesazhin të dy shtetet se dialogu është e vetmja rrugë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

E treta, marrëveshja përfundimtare duhet të arrihet me dialog transparent dhe gjithëpërfshirës. Çdo format tjetër i dialogut nuk siguron marrëveshje të pranueshme dhe të implementueshme në praktikë.

Komento: