Hoti takon Escobarin në ShBA, bisedojnë për situatën aktuale në Kosovë.
Deputeti nga radhët e Lidhjes e Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka takuar emisarin e ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Ata kanë biseduar për situatën aktuale në Kosovë dhe koordinimin që duhet ta kihet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të avancuar pozitën e Kosovës në arenën ndërkombëtare.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati ynë strategjik e miqësia me ta është shenjtë dhe si të tillë duhet ta vazhdojmë përherë”.