Dialogu Kosovë – Serbinë po vazhdon të kundërshtohet nga dy partitë me të mëdha opozitare në vend, LDK dhe Vetëvendosje.
Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se bashkëkryesuesi i ekipit dialogues, Shpend Ahmeti, ka hequr të gjitha temat tabu në dialogun me Serbinë.
Sipas Hotit, temat tabu në dialog janë shtetësia e Kosovës, territori i saj, karakteri unitar i shtetit dhe aranzhimi kushtetues.
“Bashkekryesuesi i ekipit dialogues ‘dekorativ’, z.Ahmeti, i paska hequr te gjitha temat tabu ne dialogun me Serbine. Keshtu ka thene z. Thaci tash një vit, se nuk ka tema tabu dhe se marreveshja do te jete e dhimbshme. Ai, dhe kushdo tjeter, duhet ta dije se tema tabu ne dialog jane shtetesia e Kosoves, territori i saj, karakteri unitar i shtetit te Kosoves, aranzhimi kushtetues”, ka shkruar Hoti në Facebook.