Avdyli incidentin e mbrëmshëm e lidh me seancën në Kuvend ku plasën grushtet

16:46 | 05 Gusht 2023
avdyli-incidentin-e-mbremshem-e-lidh-me-seancen-ne-kuvend-ku-plasen-grushtet

Deputeti i Vjosa Osmanit, nga Lista Guxo, Haxhi Avdyli e ka krahasuar ngjarjen e mbrëmshme në “Bon Vivant”, me përleshjen që kishte ndodhur së fundmi në Kuvendin e Kosovës.

Në një postim në Facebook, Avdyli tha se modeli i dhunës është imponuar para disa javësh në Kuvendin e Kosovës.

“ Modeli i dhunës e rrugaqërisë së Bonvivant, para disa javësh iu imponua Kuvendi i Republikës së Kosovës i cili si institucion ndër tjera sot do duhej të prodhonte politika për ndalimin e dhunës. Tani dhuna po etablohet si model i rrugaqëve me muskuj për  zgjidhjen e mospajtimeve nga Kuvendi, shkolla, e deri në rrugë e kafe.  Shoqëria në krizë morali, e dhuna si epidemi”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”./Front Online

 

Komento: