
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Avdyli ka ndarë një fotografi së bashku më Vjosa Osmanin, dhe kolegët e ish-partisë Guxo, tashmë të bashkuar në një rrugëtim të ri politik.
Pas tubimit të bashkimit, ku u paraqit kandidatura e Osmanit për presidente nga LDK-ja, Avdyli ka thënë se Kosova meriton më mirë.
Ai ka shkruar në rrjetin social Facebook, se ky bashkim do të sjell ndalim të degradimit moral, ekonomik e politik.
“Presidentja po vjen…Më shumë se 12 vite të hapërimit tonë të përbashkët politik me Presidenten Vjosa Osmani në një kauzë. Vazhdojmë bashkë… Kosova do jetë e të gjithëve, për të gjithë. Kosova ka nevojë për udheheqës që ndalin degradimin moral, ekonomik e politik. Kosova meriton më mirë. Kosova ka nevojë për përfaqësim dinjitoz. Kosova ka nevojë për presidente Vjosa Osmanin.”, ka shkruar Avdyli