Avdyli u thotë deputetëve të mos e fshehin Koronavirusin

23:40 | 23 Korrik 2020

Haxhi Avdyli u thotë deputetëve të mos e fshehin COVID-19.

Pas tri javësh deputeti Haxhi Avdyli i është kthyer punës në Kuvendin e Kosovës. Ai tashmë është shëruar nga coronavirusi, pas infektimit me këtë virus në fillim të korrikut.

Sipas tij dita e 10 dhe 12 ishin më të rënda.

“Çdo ditë ka qenë me simptoma të ndryshme. Ka pas ditë që kanë qenë të mira, ka pasur ditë të rënda në aspektin e temperaturave, dhimbjeve”, tha ai.

Ai u ka rekomanduar të gjithëve, por edhe kolegëve të tij që ta bëjnë publike, sepse mund të infektojnë shumë të tjerë.

“Kjo është vepër penale”, ka thënë ai.

Ai është shprehur se femrat po e kalojnë më lehtë këtë infeksion.

Punës në Kuvend i janë kthyer edhe deputetët Arben Gashi dhe Kujtim Shala, të cilët kanë qenë të prekur me COVID-19.

Komento: