Aventura evropiane për KF Feronikelin përfundoj sonte.
Kampionët e Kosovës, janë mposhtur edhe në ndeshjen e dytë ndaj Slovan Bratislavas në Ligën e Evropës.
Skuadra nga Sllovakia e ka fituar 0-2 përballjen në ‘Fadil Vokrri’ kundër Feronikelit, për ta çuar rezultatin e përgjithshëm në 4:1.
De Marco në minutën e 19’, i dhuroi epërsinë e parë Slovanit.
Në fillim të pjesës së dytë, mysafirët shënuan edhe golin e dytë. Ishte Holeman që shënoi në minutën e 54’.
Në minutat e fundit të takimit, Feronikelit mbeti me një lojtar më pak, pas ndëshkimit me karton të kuq të Mevlan Zekës.