Avni Ajeti zbulon se si u vra Ilir Konushevci: Dihen emrat e vrasësve

21:52 | 16 Maj 2023

Avni Ajeti tregon si u vra Ilir Konushevci: Dihen emrat e vrasësve.

Njëri ndër ushtarët e parë të UÇK-së, Avni Ajeti, ka treguar se si ka ndodhur vrasja e Ilir Konushevcit dhe Hazir Malës në një fshat në veri të Shqipërisë.

Ai ka thënë se kishte paqartësi që të dy të nisen nga Tirana atë ditë.

“Kam qenë në Shqipëri. Në Tiranë e kanë mbushur kamionin me armë. Aty, sipas gjitha gjasave, duhet shpjeguar se Hazir Mala ka qenë duke ndërtuar një shtëpi në Tiranë. Kur i është dhënë mesazhi për të shkuar me armatim në Bajram Curr, njëherë ka thënë jo, e pastaj po. Prej njerëzve që kanë marrë armatimin. Ka ekzistuar një hierarki aty. Mala ka pasur punëtorët në shtëpi duke punuar. Ka pasur paqartësi. Deri në 2 ora, kanë qenë 50/50 që a të shkojnë apo jo. Tash me shku në ora 2 nga Tirana, në atë rrugë, të zë nata. Pra një farë forme, gjithmonë kanë thënë se natën nuk duhet udhëtuar. Iliri ka thënë “djem sa të mundeni mos udhëtoni natën”. Rregull e pashkruar. Pra qëndro edhe një natë e mos u nis”, ka thënë ai.

Ai shtoi se emrat e sulmuesve dhe vrasësve dihen. Ai tregon edhe se si ka ndodhur ngjarja.

“Njerëzit që kanë komunikuar me të duhet të tregojnë. Njerëzit që e kanë vrarë dihen me emra e mbiemra. Janë vëllezërit Demiri. Dihen me emra e mbiemra. Në pritë aty, Ilir Konushevci a ka qarë priten. Aty njëri prej vëllezërve plagoset e vritet. Këta e marrin dhe e dërgojnë në spital në Bajram Curr. Aty mllefosen dhe kthehen. Pesë kanë qenë. Kur shkojnë në spital këta takojnë dikë tjetër aty. Sulmues. E marrin me veti. Ilir reziston edhe aty. Ai kishte depërtuar 5 kilometra larg i plagosur. Kur e hetojnë këta që vëllau i ka vdekur, këta riorganizohen. Aty shkëmbejnë zjarr përsëri dhe vriten”, përfundoi ai.

Komento: