Ish-diplomati i Kosovës, Avni Arifi thotë se avancimi i statusit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s është udhëzim nga duhet të shkojë Kosova.Arifi thekson se, çdo milimetër i afrimit të Kosovës me NATO është i rëndësishëm.
“Është lajm i mirë për Kosovën dhe kisha me quajt një udhëzim kah duhet të shkoj Kosova. Anëtarsimi në Nato është ndër qëllimet më strategjike që duhet të ketë cdo segment i shoqërisë Kosovare. Çdo milimetër i afrimit të Kosovës me NATO është i rëndësishëm”, tha Arifi/Blic.