Avni Arifi: Deklarata e presidentit Macron për vizat duhet t’i shqetësojë të gjitha institucionet e Kosovës

09:57 | 04 Shtator 2023
avni-arifi:-deklarata-e-presidentit-macron-per-vizat-duhet-t’i-shqetesoje-te-gjitha-institucionet-e-kosoves


Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka thënë se vendi i tij do t’i rishikojë zotimet që i ka bërë për çështje ekonomike dhe politike të vizave për Kosovën dhe Serbinë, nëse ato nuk sillen me përgjegjësi.

E, për këtë deklaratë të tij në një intervistë për Front Online , ish-kryenegociatori Avni Arifi ka thënë se duhet të shqetësohen të gjitha institucionet e Kosovës.

“Franca është një ndër vendet kryesore të Bashkimit Evropian bashkë me Gjermaninë, pozicioni i tyre politik duhet t’i shqetësojë të gjitha institucionet e Kosovës. Unë kam parë shumë analiza që kjo mund të bëhet, apo nuk mund të bëhet. Natyrisht, që mund të bëhet gjithçka sa i përket Bashkimit Evropian që Franca e sponsorizon. Institucionet e Kosovës duhet ti marrin shumë me seriozitet qëndrimet e liderëve evropianë. Franca është ndër shtetet që e ka ndihmuar Kosovën, kanë marrë pjesë në bombardime dhe është shteti i pestë që e ka njohur Kosovën dhe kritikat që vijnë nga Franca meritojnë një reagim më diplomatik dhe një reagim më miqësor se sa çfarë ishte reagimi nga Kosova”, ka deklaruar ai.

Komento: