Avni Dehari për emrin e Andin Hotit për President: S’e di, prej juve po e dëgjoj, besoj që ka vullnet për marrëveshje

15:00 | 04 Mars 2026
avni-dehari-per-emrin-e-andin-hotit-per-president:-s’e-di,-prej-juve-po-e-degjoj,-besoj-qe-ka-vullnet-per-marreveshje

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari tha se “nuk e di” nëse sot do të ketë seancë për zgjedhjen e Presidentit.

Pasi u pyet për emrin e Andin Hotit, ai buzëqeshi dhe tha se po e dëgjonte për herë të parë.

“S’e di. Prej juve po e dëgjoj”, tha ai.

Ai tha “nuk e di, jo, s’e di” edhe kur u pyet për Glauk Konjufcën.

I pyetur se a ka vullnet për marrëveshje, ai tha: “Po besoj që po. Shpresoj shumë”.

Ai tha “ta shohim”, kur u pyet se me cilin subjekt politik do të mund të arrihej kjo marrëveshje.

Komento: