Avni Hyseni po lufton për jetë, ambasada ja refuzon vizën – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Avni Hyseni po lufton për jetë, ambasada ja refuzon vizën

17:33 | 29 Dhjetor 2018

Një veprim i papritur nga ardhur nga ambasada gjermane në Kosovë.

Kjo e fundit ia ka refuzuar vizën Avni Hysenit, luftetarit të UÇK-së, i cili për më shumë se 10 ditë gjendet i shtrirë pa vetëdije në QKUK.

Vëllai i tij, Adnani, kishte bërë kërkesë që Avniu të pajiset me vizë dhe të dërgohet urgjentisht në Gjermani për shërim.

“Nuk paska përjetim me të rënd në jetë se kur nje kerkesë për dergim jashtë vendit e qe eshte jetike per jetë a v dekje per ty vlla Avni Hyseni te refuzohet nga Ambasaden Gjermane ne Kosovë vetëm per shkak te burokracisë së tyre. Kjo tregon se kush jemi ne në Kosovë dhe sa e vlefshme eshte jeta e nje personi i cili nga sekondi në sekond lufton me vdekjen”, ka shkruar Adnan Hyseni.

Edhe vetë Adnani ka qenë luftetar i lirisë, ndërsa njihet si humanist i madh.

Komento: