Avni Islami: Sulmet nga Serbia janë të vështira për t’u parandaluar

18:38 | 02 December 2024
avni-islami:-sulmet-nga-serbia-jane-te-veshtira-per-t’u-parandaluar


Njohësi i sigurisë, Avni Islami në një prononcim për Front Online ka komentuar mbi shpërthimin e së premtes në kanalin e Ibër-Lepencit, duke vlerësuar se këto sulme janë të vështira për t’u parandaluar në thellësi.

Sipas Islamit, pavarësisht vështirësive, institucionet e Kosovës kanë arritur të minimizojnë pasojat e këtyre sulmeve, duke parandaluar dëme të mëdha.

“Këto sulme janë shumë të vështira që të parandalohen në thellësi. Suksesi ka qenë angazhimi i institucioneve që nuk kanë lejuar që pasojat të jenë më të mëdha. Ata kanë ndaluar këtë dëme, duke ditur që korporata energjetike e Kosovës varët nga uji i cili vjen në Iber-Lepenc, dhe një pjesë e madhe e popullatës e përdorin për ujë të pijes”, deklaroi Islami.

Në lidhje me masat që duhet të merren për të parandaluar sulme të tilla në të ardhmen, Islami ka kërkuar që të rishikohet strategjia e sigurisë për objektet kritike në Kosovë.

“Duhet të shikohet strategjia e sigurisë për objektet kritike, që të vihen në vëzhgim të plotë. Duhet bërë një vlerësim dhe të jenë nën kontroll objektet, sidomos në veri, por edhe në të gjithë Kosovën”, ka shtuar Islami, duke theksuar rëndësinë e mbrojtjes së objekteve të rëndësishme për sigurinë kombëtare dhe për jetën e qytetarëve. /FrontOnline/

 

Komento: