Avoakti Emmerson kritikon Prokurorinë, thotë se për Veselin nuk ka asnjë akuzë që ka kryer ndonjë krim

13:20 | 19 Maj 2021

Mbrojtja e Kadri Veselit ka kritikuar ashpër Prokurorinë e Dhomave të Specializuara në Hagë, gjatë seancës së sotme për ecurinë e çështjes gjyqësore, duke e quajtur atë “copë-copë në punën e saj”.

Avokati i ish Kryeparlamentarit Veseli, Ben Emmerson, ka deklaruar se ish krerët e UÇK-së po mbahen në paraburgim, ndërsa Prokuroria po e akuzon mbrojtjen.

“Këta burra të mos mbahen më në paraburgim. Përndryshe, shihet një rast i rrallë kur Gjykata do t’i mbajë 4 burra në paraburgim ende pa filluar gjykimin, vetëm për shkak se Prokuroria s’është e përgatitur”, ka thënë ai.

Emmerson, po ashtu, ka thënë se Kadri Veseli nuk akuzohet specifikisht për asnjë kr.im, ndërsa ka shtuar se Prokuroria po shpreson që do të dalë diçka gjatë procesit.

“Ai nuk ka asnjë akuzë që ka kryer ndonjë kr.im, që ka urdhëruar, nxitur, ndonjë kr.im. Nuk ka asnjë çështje kundër tij. Prokuroria shpreson se diçka do të dalë me kalimin e kohës”, ka deklaruar Emmerson.

Komento: