Avokati akuzon kreun e Odës së Avokatëve të Kosovës se i ka shpenzuar kundërligjshëm mbi 7000 €

19:41 | 14 Shtator 2023
avokati-akuzon-kreun-e-odes-se-avokateve-te-kosoves-se-i-ka-shpenzuar-kunderligjshem-mbi-7000-e

Kryetari i Degës së Prishtinës në Odën e Avokatëve të Kosovës, Nasuf Hasani ka akuzuar kreun e Odës së Avokatëve, Behar Ejupin për keqpërdorim.

Hasani nëpërmjet një postimi në Facebook ka thënë se sipas një raporti financiar u konstatua se Ejupi ka keqpërdorur kundërligjshëm mbi 7 mijë euro.

Ai thotë se po keqpërdoret djersa e tyre, pasi Ejupi po lejohet të përfundoj mandatin.

“Pra 1343 avokatë sa jan në nivel vendi, në krye të Odës e kemi një keqëpërdorues dhe një abuzues të djersës tonë.

Në rrethana normale, po të kishte delegat që i përfaqësojnë interesat e avokatisë ashtu siç edhe e kan obligim ligjorë, nuk do ta kishin lejuar këtë abuzues me e përfundu mandatin, por do të ishte shkarkuar me turpin më të madh”, shkruan ai.

Komento: