Avokati Arianit Koci në Serbi, gjen nvendin ku po mbahet trupi i Faton Hajrizit

10:15 | 25 Korrik 2024
avokati-arianit-koci-ne-serbi,-gjen-nvendin-ku-po-mbahet-trupi-i-faton-hajrizit

Avokati Arianit Koci, ka njoftuar sot se ka arritur ta gjejë vendin se ku është trupi i Faton Hajrizit.

“Më shumë nuk mund të ndaj informata me publikun”, tha Koci për Klankosova.tv

Ai konfirmoi se tashmë ka arritur në Serbi ku ka nisur misionin e tërheqjes së kufomës së Faton Hajrizit.

“Po, kam arritur në Serbi. Tash po vazhdoj me aktivitete në realizimin e misionit tim”, tha ai.

Faton Hajrizi, dyshohet se u vra të premten e kaluar në Loznicës të Serbisë.

Ai dyshohet se paraprakisht vrau në polic dhe plagosi rëndë një tjetër.

Hajrizi ishte arratisur nga Burgu i Smrekonicës, më 6 korrik, ku kishte qëndruar për disa muaj.

Komento: