Avokati Burim Halili njofton se Albulena Haxhiu lirohet nga çdo barrë penale

18:48 | 16 Mars 2026

Sipas një njoftimi publik të bërë nga avokati i saj, Burim Halili, Albulena Haxhiu, Kryetare e Kuvendi të Republikës së Kosovës, është liruar nga çdo barrë penale pasi gjykata ka refuzuar aktakuzën e ngritur ndaj saj.

Halili bëri të ditur se sot kanë pranuar aktgjykimin nga Gjykata Themelore në Prishtinë, e cila ka vendosur të refuzojë aktakuzën në çështjen penale kundër Haxhiut.

Sipas tij, me këtë vendim Haxhiu nuk përballet më me akuza penale që, sipas mbrojtjes, e kanë ngarkuar padrejtësisht për rreth një dekadë.

“Znj. Haxhiu nga sot nuk mban më asnjë barrë penale për akuza që janë ngritur kundër saj, të cilat e kanë ngarkuar padrejtësisht për një periudhë rreth një dekadëshe,” ka shkruar Halili.

Avokati theksoi gjithashtu se vendimi i gjykatës përbën një hap të rëndësishëm jo vetëm për klienten e tij, por edhe për interesin publik, duke marrë parasysh rolin që ajo ka pasur ndër vite si përfaqësuese e qytetarëve në Kuvend.

Në fund të reagimit të tij publik, Halili e ka uruar Haxhiun për vendimin e gjykatës, duke shkruar:
“Urime Kryetares së Kuvendit të Republikës së Kosovës, znj. Albulena Haxhiu!”

Në vendimin e marrë në Prishtina, gjykata ka vlerësuar se aktakuza nuk qëndron, duke i dhënë fund procedurës penale ndaj saj.

Komento: