Avokati i Burdushit rrëfen momentet kritike, ja si u mundua t’ia merrte jetën vetës Burdushi

18:09 | 08 March 2019

Avokati tregon momentet kritike të Burdushit

Asdren Hoxha, avokati i Hysni Peqanit i njohur si Burdushi ka folur rreth gjendjes së tij shëndetësore dhe deklaratës së tij që do t’i jep fund jetës për shkak se ndodhet prapa grilave.

Në një intervistë në emisionin Frontal, Hoxha ka thënë se Burdushit i duhet t’i zbutet masa e për shkak se është në gjendje të keqe emocionale.

“Ai është në gjendje të keqe emocionale për shkak se ndodhet prap grilave, atij duhet t’i zbutet masa, sepse s’ka nevojë të qëndrojë. Burdushi nuk e di a është lëndu a jo, e di që është trajtu në ambulancën e burgut, edhe ka tregu që nuk e kanë dërgu në ambulancën e qytetit, për me u heshtë kjo çështje”, ka thënë Hoxha.

Ndër tjera avokati i Burdudhit ka thënë se klienti i tij duhet të marr trajtim serioz.

“Ka vjell, kur ia kanë hek atë prej fytit, ka qenë në gjendje të rëndë psikologjike. Do të duhej trajtim serioz i cili nuk është bërë. Po ta kishin dërgu në spital lajmi sigurisht që kish dalë ma herët, kanë tentuar mos me u bë publike kjo”, ka thënë avokati Hoxha.

Pas rreth tre muajsh qëndrim në qendrën e në Prizren, mjeku popullor, Hysri Peçani, i njohur si Burdushi, ka tentuar që t’i jap fund jetës brenda burgut.

Nga burime të afërta me Qendrën e Paraburgimit në Prizren, Insajderi ka mësuar se Burdushi ka tentuar t’i jap fund jetës disa ditë më parë brenda burgut.

Hysni Peqani, i njohur si Burdushi është i akuzuar për disa vepra penale.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, “Burdushi” akuzohej se nga data 20.06.2014 deri me 12.08.2014 në Prizren, duke i fshehur faktet dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo për personin tjetër, ose për t`i shkaktuar dëm material personit tjetër, e mashtron apo vazhdon lajthimin e të dëmtuarit.

Komento: