Avokati i familjes Osmani paralajmëron ankesë: Edhe Arbër Sejdiu duhet të dënohet me burg të përjetshëm

12:17 | 04 Gusht 2023
avokati-i-familjes-osmani-paralajmeron-ankese:-edhe-arber-sejdiu-duhet-te-denohet-me-burg-te-perjetshem

Gazmend Rexhepi, avokati i familjes së Marigona Osmanit, ka paralajmëruar ankesë ndaj aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Ferizaj ndaj të akuzuarve, Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu, për vrasjen e 18-vjeçares.

Rexhepi ka thënë se nuk pajtohet me dënimin për 15 vite burgim ndaj Arbër Sejdiut, të akuzuar për ndihmë në kryerjen e veprave penale të vrasjes dhe dhunimit.

“Sigurisht unë do ta paraqes ankesën. Të dy të akuzuarit e mendojnë burgun e përjetshëm. Vazhdoj të qëndroj mbi atë se vrasja e Marigonës ka qenë vrasja më e rëndë në Kosovën e pasluftës”, ka thënë avokati Rexhepi.

“Pasi ta marrim aktgjykimin, sigurisht se do ta bëjmë ankesën tonë”, ka deklaruar ai.

 

Komento: