Avokati i familjes Zejnullahu: Gjyqtarja nuk më la të marrë pjesë në seancë

10:56 | 09 Korrik 2025
Avokati i familjes Zejnullahu: Gjyqtarja nuk më la të marrë pjesë në seancë

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës – dega në Lipjan po mbahet seanca gjyqësore ndaj pesë policëve të dyshuar për “Vrasje në Pakujdesi” në rastin e 27 vjeçarit Agon Zejnullahu.

Para nisjes së seancës, ka folur Asdren Hoxha, avokat i familjes Zejnullahu i cili tha se gjyqtarja nuk e ka lënë të marrë pjesë në seancë.

“Unë kërkova sqarime disa herë, mirëpo qasje ishte e atillë që mos me marrë pjesë”, tha ai para mediave.

Hoxha tha se njoftimin e mori përmes një thirrje telefonike nga recepsioni ku iu tha se pala e dëmtuar nuk duhet të marrë pjesë.

“Kjo është për keqardhje”, shtoi Hoxha.

Komento: