Emmerson: Nuk pati politikë te UÇK për t’i sulmuar civilët, e dëshmuan dy gjyqe ndërkombëtare.
Avokati i ish-kryeparlamentarit, Kadri Veseli, Ben Emmerson, ka thënë sot në seancën përgatitore, se janë dy gjykime ndërkombëtare, që dëshmojnë së nuk ka pasur politikë tek Ushtria Çlirimtare e Kosovës, për të sulmuar civilët.
Kjo duke specifikuar proceset gjyqësore ndaj Ramush Haradinajt dhe Fatmir Limajt, përcjell klankosova.
”Dy gjykime, ai i [Ramush] Haradinjat dhe i [Fatmir] Limajt, kanë konkluduar se nuk kishte politikë te UÇK të sulmonte civilët”, u shpreh Emmerson mes tjerash.
Këtë Emmerson e deklaroi në përgjigjie të Prokurorisë së Specializuar rreth aktakuzës së saj.