Loredana Zefi e shoqëruar nga bashkëshorit i saj, Mozzik dhe dy avokatët e saj ka dal para medaive në Prishtinë.
Avokati i reperes Loredana Zefi, Artan Sadiku në konferencën që kanë mbajtur për media ka pranuar se reperja dyshohet se ka marrë mijëra franga, derisa ka thënë se ajo nuk ka qenë në paraburgim, por, vetëm është marrë në pyetje.
“Për mu si avokat në Zvicër është shumë me rëndësi nuk është e mundur me bo intervistë muj me fol sot këtu informatat i kam prej policisë që i ka dhanë Loredana. Është me rëndësi që Loredana është marrë në pyetje, nuk ka qenë e prangosur, pika e dytë është për çka i keni ofrua ato mijë franga”, tha Sadiku.
“Unë si avokat them të qetësohet pak situata sepse s’ka qenë kurrë e dëmtuar financiarisht dikush, të kemi mundësinë të flasim me njërin-tjetrin. Duhet ta kuptoni se bëhet fjalë për 350 mijë fragna, e jo 700 mijë, thirrne prokurorinë në Luzern ju tregon, akuzat janë për 350 mijë euro”, përfundoi ai.