Avokati i njohur thotë se Kushtetuesja vendos sot lidhur me kufizimin e lëvizjes

09:59 | 25 Mars 2020

Arianit Koci thotë se Kushtetuesja vendos sot lidhur me kufizimin e lëvizjes.

Avokati Arianit Koci, ka thënë se Gjykata Kushtetuese e Kosovës do të marrë vendim sot lidhur me kërkesën që ia ka parashtruar dje presidenti Hashim Thaçi.

“Gjykata Kushtetuese sot do të marrë vendim për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve”, tha Koci në Ktv.

Dje Gjykata Kushtetuese e Kosovës njoftoi se ka pranuar kërkesën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për “vlerësimin e çështjes së përputhshmërisë së Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, lidhur me kufizimin e të drejtave dhe lirive themelore që mbrohen me Kushtetutë”.

Po ashtu, Gjykata njoftoi se kërkesë e presidentit është që ajo të “vendosë masë të përkohshme ndaj çështjes së ngritur, deri në vendimin përfundimtar”.

Komento: