Avokati i njohur tregon se cili ishte gabimi i Vetëvendosjes – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Avokati i njohur tregon se cili ishte gabimi i Vetëvendosjes

22:36 | 26 Dhjetor 2019

VV-ja dhe LDK-ja nuk arritën marrëveshje bashkëpunimi.

Avokati Besnik Berisha ka thënë se Vetëvendosje gaboi kur vendosi “vijat e kuqe” me partitë e PAN’it dhe la rrugë për bashkëpunim vetëm me LDK’në.

“Gabimi i VV’së ishte vendosja e kornizave, bashkëpunimi vetëm me LDK’në”, ka thënë ai.

“VV e ka ditur se do të vijë puna për president me LDK’në. Gabimi i tyre ishte fakti që hapën këtë temë kur biseduan për ministri dhe kërkuan më shumë ministri për postin”

LDK dhe VV nuk arritën të lidhin një koalicion para konstituimit të Kuvendit. Kështu ën mungesë të amrrëveshjes, VV emëroi kryeparlamentar një anëtar të saj, edhe pse i kishte premtuar LDK’së se do i lëshonte këtë post në rast të lidhjes së koalicionit.

Negociatat e VV’së me LDK’në pritet të vazhdojnë edhe ditëve në vijim.

Komento: