Avokati i përfshirë në rastin e 16 vjeçares, nëna e saj bën rrëfimin e papritur – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Avokati i përfshirë në rastin e 16 vjeçares, nëna e saj bën rrëfimin e papritur

14:27 | 22 Shkurt 2019

Vajza nga Drenasi, ishte ajo që tronditi të gjithë me rrëfimin e saj për keqpërdorimin që iu bë nga profesori dhe polici.

Sipas dyshimeve të prokurorisë, vajza fillimisht ishte shfrytzuar nga profesori i saj në shkollën ku vijonte mësimin, ndërsa pasi kishte shkuar për të paraqitur rastin në polici, vajza ishte keqpërdorur edhe nga polici hetues.

Përderisa hetimet nga Prokuroria janë duke vazhduar, në media janë shpërndarë lajme rreth avokatit i cili e kishte bërë publik rastin e vajzës, Gazmend Halilaj.

Ditën e djeshme, Halilaj është ftuar në prokurori për t’u intervistuar në vazhdën e hetimeve rreth rastit.

Ballkani.info gjatë ditës së sotme ka biseduar me nënën e vajzës nga Drenasi, e cila ka rrëfyer ngjarjen në detaje.

Sipas saj, vajza ka shkuar për ndihmë tek avokati pasi i ka ndodhur rasti edhe me policin.

“Vajza avokatin e ka njohur nga rasti me profesorin, ku profesori e ka pasur Halilajn avokat. Pas këtij rasti, vajza ka shkuar në zyre tek avokati dhe ka kërkuar ndihmë nga ai, kjo ka ndodhur pas rastit me policin. Ne personalisht nuk jemi takuar asnjëherë me avokatin, e kemi bërë plan të takohemi por kjo ende nuk ka ndodhur”, ka thënë nëna e vajzës.

Ajo ka hedhur poshtë pretendimet se ka qenë në dijeni për rastin e vajzës së saj, gjithashtu ka theksuar se asnjëherë vajza e saj nuk ia ka përmendur avokatin më herët, ose ndonjë lidhje apo keqpërdorim nga ana e tij.

“Vajza nuk e ka përmendur më herët avokatin, ajo e ka njoftuar atë përmes këtij rasti. Asnjëherë nuk ka përmend ndonjë keqpërdorim nga ana e tij apo diçka të tillë”, ka thënë ajo.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme, burime brenda hetuesisë kanë thënë se avokati ka qenë në kontakt me vajzën para se të hiqte fëmijën të cilin e kishte detyruar ta bënte polici me inicialet V.V., ndërsa kishte vazhduar kontaktin me të edhe pas këtij procesi.

Komento: