Avokati i Popullit për mos certifikimin e Listës Serbe: Po presim për të parë siç po veprojnë institucionet tjera

10:08 | 25 December 2024
avokati-i-popullit-per-mos-certifikimin-e-listes-serbe:-po-presim-per-te-pare-sic-po-veprojne-institucionet-tjera


Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka komentuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për mos certifikimin e Listës Serbe, duke thënë se po presin të shohin si do të veprojnë institucionet e tjera.

Ai  beson se do të krijohen mekanizma të tjerë që mund ta shqyrtojnë këtë vendim, ndërkohë që deri tani nuk ka ndonjë zhvillim të ri. Qelaj theksoi se po presin të shohin nëse do të ketë ankesa dhe, nëse ndodhin, do të veprojnë sipas procedurave të tjera.

‘’Ne po presim për të parë siç po veprojnë institucionet tjera. Besoj që do të ketë mekanizma tjerë që do ta shqyrtojnë këtë vendim. Deri atëherë nuk ka diçka, po presim a ka ankesa dhe si po veprojnë të tjerët’’, tha Avokati i Popullit për FrontOnline.

Komento: