
Avokati i Popullit, Naim Qelaj, sot nw orën 12:00 të mbajë një konferencë për media, ku do të prezantojë raportin me titull “Rishikimi preliminar për Dhomat e Specializuara të Kosovës”.
Sipas burimeve të Kanal10, raporti në fjalë është hartuar nga ekspertë ndërkombëtarë me renome në fushën e të drejtave të njeriut, duke i dhënë kështu një peshë të veçantë analizës dhe gjetjeve të tij.
Në këtë konferencë pritet të paraqiten në detaje vlerësimet dhe rekomandimet që dalin nga raporti, i cili trajton funksionimin dhe aspektet kryesore të Dhomave të Specializuara të Kosovës. /GAZETA10/