Avokati Arbër Jashari ka folur lidhur me mungesën e deklarimit së kryeministrit Albin Kurti në ftesën e Prokurorisë, duke theksuar se sipas dispozitave të KPK-së, prokuroria ka të drejtën të kërkojë nga gjykata detyrimin e një dëshmitari për t’u paraqitur.
Jashari sqaroi se në rast se dëshmitari nuk paraqitet, gjykata mund ta dënojë deri në 250 euro për çdo mosparaqitje dhe nëse kjo vazhdon, ai mund të burgoset deri në një muaj.
Avokati theksoi rëndësinë e respektimit të ligjit dhe procedurave për të siguruar drejtësi në çdo rast.
“Sipas dispozitave të KPK-së, prokuroria mund të kërkoj nga gjykata, që dëshmitari të detyrohet të paraqitet. Në rast se edhe pas urdhrit të gjykatës, dëshmitari nuk paraqitet serish, atëherë gjykata mund ta dënoj atë deri në 250 euro, sa herë qe nuk paraqitet. Dhe nëse serish dëshmitari refuzon t’i përgjigjet drejtësisë, atëherë mund të burgoset. Burgimi zgjat derisa dëshmitari nuk pranon te dëshmojë apo derisa dëshmimi i tij behet i panevojshëm, ose derisa procedura te përfundojë, por jo me shumë se nje (1) muaj”, u shpreh ai për “Front Online”.