Avokati kërkon lirimin e përkohshëm për ish presidentin Thaçi

16:21 | 09 Nëntor 2020

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dal sot para trupit gjykues në Gjykatën Speciale në Hagë.

Është kërkuar nga avokati mbrojtës i ish presidentin Hashim Thaçi,David Hooper që ai të lirohet përkohësisht.

Mirëpo sic tha ai së pari duhet sqaruar qëndrimi i prokurorisë në lidhje me këtë, meqë nuk ekziston ndonjë rrezik që ish presidenti të arratiset.

Kërkesa për lirim të përkohshëm do të bëhet në javën e ardhshme.

Komento: