Avokati kosovar Arianit Koci, ka reaguar pasi ShBA-ja e shpalli “Non Grata”, shefin e BIA-s, Aleksandër Vulin.
Koci ka shkruar se pas bombardimeve të NATO-s në 1999 kjo është goditja më e madhe që i është bërë Serbisë.
Ai tutje ka shkruar se ky veprim i ShBA-së dëshmon se po merren seriozisht me Serbisë si destabilizuese të rajonit, prandaj Kosova duhet ta shfrytëzoj këtë momentum.
Postimi i plotë:
Me e futë drejtorin e BIA-s, strukturës kryesore të inteligjencës së Serbisë në listën e zezë, dëshmon që Shtetet e Bashkuara të Amerikës seriozisht po merren me Serbinë si destabilizuese e rajonit.
Pas bombardimeve të NATO-s në vitin 1999, kjo është goditja më e madhe që e ka përjetuar Serbia, nga Amerika.
Chapeau USA!
P.s
Këtë momentum duhet me e shfrytëzu Kosova!