Avokati: Sipas Joe Biden, Thaçi është ‘George Washingtoni i dytë’ – turp që ky person sot është në pranga

16:13 | 09 Nëntor 2020

Avokati mbrojtës i Thaçit David Hooper, ka thënë se do të dorëzohet së shpejti kërkesa për lirimin e Thaçit.

“Kërkesa për lirim do të bëhet javët e ardhshme. Pra pyetja që ngremë ne, është pyetje e rëndësishme: a e Meriton ky person të jetë këtu apo jo, duke pasur parasysh edhe prezuminin që prezumohet liria, përvec rasteve kur ka arsye që të justifikohet. Prokuroria ju ka pëshpëritur në vesh, mendoj se është e përshtatshme të them disa fjalë për Hashim Thacin, është njeri me integritet dhe ndershmëri, person që i ka shërbyer vendin ne luftë dhe paqe, një burrë që ka arritur shumë dhe nuk i meriton këto pretendime” , ka thënë ai.

Më pas avokati ka lexuar pjesë nga libri i Bob Dole për Thacin.

“Dua të citoj librin e Bob Dole, besoj se e njihni të gjithë, zoti Dole ka thënë si më poshtë:

“Kosova ka kaluar një rrugëtim të pabesueshëm dhe një person ka qenë vecanërisht kritik për këtë bastion demokracier dhe ky person është Hashim Thaçi, si person i ri ende pa mbushur 30 vjec ai ka qenë drejtues i Rambujesë në Francë, erdhi si person i panjohur por deri në fund të konferencës u njoh si person I arsyes. Fati i kombit mbështetej tek aftësia e Thacit për të bindur patriotët e tjerë dhe personat tjerë dhe kjo nukë ishte detyrë e thjeshtë për t’u realizuar”, ka lexuar Hooper”.

“Hashim Thaçi është George Washingtoni i Kosovës, këtë e ka thënë Joe Biden në vitin 2017”, tha ai.

Komento: