Avokati tregon se çka u konfiskua dhe çka u sekuestrua në veri

13:03 | 06 Prill 2024
avokati-tregon-se-cka-u-konfiskua-dhe-cka-u-sekuestrua-ne-veri

Avokati Ardian Bajraktari ka komentuar zhvillimet në veri rreth konfiskimi dhe sekuestrimit të pasurive të personave që janë përfshirë në sulmin në Banjskë.

Në këtë drejtim, ai ka lavdëruar punën e organeve ligjzabtuese.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se përkundër presonit politik këto organe po e bëjën punën e tyre me profesionalizëm.

“Vlen të sqarohet se sekuestrimi është masë e përkohshme, e cila merret me anë të urdhrit ndalues përfundimtar nga ana e gjykatës, dhe vlen deri në një vendim tjetër të gjykatës. Kurse, konfiskimi merret pas dënimit të të pandehurit për vepër penale, sipas të cilit gjykata konfiskon të gjitha pasuritë e specifikuara të përcaktuara në aktakuzë. Rrethanë përjashtuese është konfiskimi automatik, sipas të cilit pasuria që është qesisht e rrezikshme ose e paligjshme si dhe sendet e përdorura për kryerjen e veprës penale, i nënshtrohen këtij konfiskimi, në cilëndo fazë të procedurës nga gjyqtari kompetent, pa marrë parasysh fajësinë apo pafajsinë e të pandehurit dhe pavarësisht nëse prokurori i shtetit e ka ndërmarr apo jo ndonjë veprim për ta konfiskuar pasurinë”, ka shkruar ai.

Ai ka treguar edhe detaje tjera.

“Në rrethanat e rastit konkret, konfiskim automatik kemi vetëm tek veturat, kurse pasura tjetër, përfshirë vilën e Radojçiqit dhe pasuritë tjera të specifikuara, me anë të urdhrit ndalues përfundimtar të gjykatës janë sekuestruar, deri në një vendim tjetër të gjykatës. Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar e ka ekzekutuar vendimin e gjykatës, brenda përgjegjësive të saj ligjore, veprim që duhet ta bëj brenda afatit prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e dorëzimit të urdhrit si dhe mund të asistohet nga policia”, ka shkruar Bajraktari.

Komento: