Avokatja kërkon lirimin me kusht të Krasniqit

12:12 | 09 Nëntor 2020

Mbrojtja kërkon lirimin me kusht të Krasniqit.

Avokatja mbrojtëse e Jakup Krasniqit ka thënë se mbrojtja si synim ka të bëjë një depozitim për lirimin paraprak ose me kusht sa më shpejt që është e mundur.

Ajo ka kërkuar edhe që dokumentet kryesore të zyrës së Prokurorit të Specializuar t’i vihen në dispozicion Krasniqit në gjuhën e tij.

Krasniqi në këtë seancë është deklaruar i pafajshëm për të gjitha pikat e akuzës.

Komento: