Avokatja serbe gënjen, provat e fundosin Dushan Maksimoviqin për përfshirje në grupin e Banjskës!

15:35 | 20 Prill 2026
avokatja-serbe-genjen,-provat-e-fundosin-dushan-maksimoviqin-per-perfshirje-ne-grupin-e-banjskes!

Prokuroria ka paraqitur një sërë provash që, sipas avokates serbe, hedhin poshtë pretendimet e mbrojtjes së të pandehurit Dušan Maksimović lidhur me përfshirjen e tij në rastin e Banjskës.

Avokatja e tij, Jovana Filipoviq, ka mohuar çdo përfshirje të klientit në ngjarjet e 23 dhe 24 shtatorit 2023. Mirëpo, faktet e tregojnë ndryshe.

Megjithatë, sipas aktakuzës, linja mbrojtëse e Maksimovićit mbështetet në katër shtylla kryesore: pretendimin për alibi, mohimin e rolit operativ, relativizimin e komunikimeve elektronike dhe deklarimin e mungesës së kujtesës për materialet e gjetura në pajisjet e tij.

Alibia që e vendos në vendin e ngjarjes.

Sipas Prokurorisë, vetë deklarimet e Maksimovićit e rrëzojnë alibinë e tij.

Ai ka pohuar se gjatë natës kritike ndodhej në një shtëpizë vikendi në Banjskë, por është zgjuar rreth orës 03:00–04:00 nga telefonata dhe ka qenë në dijeni për të shtëna me armë zjarri. Më pas, rreth orës 07:00, ai ka zbritur në fshat dhe ka qëndruar aty gjatë gjithë ditës. Kjo, sipas Prokurorisë, e vendos atë drejtpërdrejt brenda kontekstit të ngjarjes.

Komunikimet elektronike si provë kyçe

Provat e nxjerra nga aplikacionet Signal dhe Viber konsiderohen ndër më të fortat. Në një mesazh të dërguar më 24 shtator 2023, në ora 02:16, ai shkruan: “Shkruani këtu që të organizohemi”, ndërsa më vonë pranon mesazhe që lidhen me largimin e grave dhe fëmijëve në rast përshkallëzimi. Po ashtu, në ora 06:06, ai përgjigjet për vendosjen e barrikadave me “Rreth orës 11:30”.

Në telefonin e tij celular janë gjetur komunikime për organizimin e barrikadave, fotografi me uniformë të ngjashme me atë të grupit të armatosur, si dhe imazhe me armë të ndryshme, përfshirë pushkë automatike dhe sniper. Gjithashtu, janë identifikuar fotografi me persona të lidhur me rastin, përfshirë edhe figura të njohura nga hetimet.

I pandehuri ka pranuar se ka incizuar video gjatë ditës kritike, ku dëgjohen të shtëna dhe shihet një radio-lidhje operative. Një nga videot, sipas Prokurorisë, tregon monitorimin e lëvizjeve të Policisë së Kosovës, çka interpretohet si aktivitet me karakter operacional. Duke u bazuar në tërësinë e provave, Prokuroria vlerëson se Maksimović ka qenë i vetëdijshëm për natyrën e operacionit të armatosur dhe ka kontribuar në realizimin e tij përmes komunikimit, koordinimit dhe monitorimit të situatës në terren. Sipas aktakuzës, roli i tij përfshinte organizimin e barrikadave, koordinimin e lëvizjeve të civilëve dhe mbështetjen e veprimeve të grupit gjatë 24 shtatorit 2023.

Komento: