‘Azem Sakica’ plagos një person në Pejë, ja kush është viktima

15:34 | 10 September 2019

Një person para pak çastesh është plagosur në Pejë. Mësohet se personi i cili po kërkohet si i dyshuar nga policia e që e besohet se e ka kryer plagosjen është Azem Uka, i njohur në Pejë si ‘Azem Sakica’.

Ndërkohë viktima është Kushtrim Krasniqi.

Ky i fundit është jashtë rrezikut për jetën dhe po trajtohet në spitalin e Pejës

E Lajmin për plagosjen e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 12:43 policia ka pranuar informatën së në rrugën “Nëna Terezë” në Pejë ka pasur të shtëna me armë zjarri. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, një person është plagosur në këmbë dhe është dërguar në spitalin rajonal të Pejës. I dyshuari është i njohur për policinë, është në arrati, policia është duke punuar për kapjen e tij”, ka thënë Rugova.

E ndërkohë i dyshuari për plagosjen ka ikur nga vendi i ngjarjes. Policia e Pejës në këto momente po kryen bastisje rreth këtij lokacioni në disa lagje të Pejës.

Komento: