Seanca gjyqësore
Në këtë seancë i akuzuari Avni Llumnica dhe i dëmtuari Azem Vllasi kanë hedhur akuza ndaj njërit-tjetrit. E gjithë kjo përplasje ndodhi në seancën për rastin e njohur si “Syri i Popullit”.
Në fakt, ky do ishte vetëm njëri nga momentet e tensionuara të kësaj seance e cila u mbajt një muaj nga dështimi i seancës paraprake.
Në seancë, përveç Avni Llumnicës si i akuzuar u paraqit edhe Sadri Ramabaja ndaj të cilëve rëndojnë edhe akuzat për këtë rast.
Pos këtyre, pjesëmarrës ishin edhe dy dëshmitar, të cilët dëshmuan para trupit gjykues.
I pari që dëshmij ishte, Hekuran Mavriqi i cili u mor në pyetje edhe nga i dëmtuari edhe nga i akuzuari.
Me të përfunduar dëshmia e tij, radhën e kishte dëshmitari i dytë.
Berat Rustolli i cili është edhe nipi i të akuzuarit Avni Llumnica tregoi që ishte takuar me dajën e tij në ditën e ndodhjes së rastit.