Azemi: As kjo qeveri nuk bëri asgjë për punëtorët e sektorit privat

18:24 | 01 Maj 2023

Sipas Jusuf Azemi, kryetarit të Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës, as Qeveria Kurti nuk ka bërë asgjë lidhur me punëtorët e sektorit privat.

Azemi po ashtu ka kritikuar ashpër Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti lidhur me një status të tij ku ai është shprehur se janë krijuar kushte më të mira për punëtor të sektorit privat të Kosovës.

“Por ne jemi këtu çdo ditë dhe disa herë e kemi kërkuar, edhe sot e kërkuam që disa premtime që i kanë bërë gjatë fushatës, a mund të del dikush të thotë se një dhe këtë e kemi realizuar”, ka thënë Azemi.

Më tutje Azemi ka shtuar se ofrimi i kushteve më të mira për punëtorët e sektorit privat të nga kjo qeveri dhe nga qeveritë tjera është “e barabartë me zero”.

“Tek punëtorët e sektorit privat të Kosovës kjo qeveri e ka rritur ironizimin sepse gjatë kësaj periudhe punëtorët e sektorit publik ishin dhe janë në një pozitë më të mirë se ne edhe me paga dhe me mbështetje, subvencione”, ka theksuar kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi në RTV Dukagjini.

Theksojmë se sot është shënuar 1 Maji , Dita Ndërkombëtare e Punës.

Në këtë ditë në sheshet e Prishtinës janë organizuar protesta të ndryshme lidhur me gjendjen e punëtorëve të sektorit privat.

Komento: