
Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka thënë se Albin Kurti është duke u shfaqur si “partizani” më i madh i “Zajednicës”.
Ai tha se janë qesharake përpjekjet e kryeministrit për t’a “zbukuruar”, propozimin e fundit për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
“Ai që gati ishte shndërruar në piroman me gjithë partinë e tij, me pretekstin se po e luftonte “Zajednicën”, sot po shfaqet si partizani më i madh i saj. Përpjekjet e Albin Kurtit për ta “stolisur” e “zbukuruar” atë janë sa dëshpëruese aq qesharake”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë: