Azemi i LDK-së thotë se Kurti e ka lëkundur besimin Kosovë -SHBA

17:17 | 20 Shkurt 2023

Kurti s’arriti të takojë Blinken, Azemi i LDK’së: E ka lëkundur besimin Kosovë -SHBA.

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Visar Azemi, ka thënë se Qeveria e Kosovës ka dështuar që t’i ruajë marrëdhëniet e mira në mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Duke e komentuar pjesëmarrjen e Kurtit në Konferencën e Sigurisë në Mynih ku nuk pati takim me Sekretarin Blinken, Azemi ka thënë se kjo është dështim.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka shkruar se “marrëdhëniet midis dy vendeve kanë qenë historikisht të rëndësishme për sigurinë kombëtare, stabilitetin ekonomik dhe ndikimin në politikat e jashtme të Kosovës”.

“Megjithatë, kohëve të fundit, qeveria Kurti e ka lënë pas dore këtë marrëdhënie dhe ka lejuar që ajo të përkeqësohet”, ka shkruar ndër tjerash Azemi në Facebook.

Përgjithësisht, opozita në Kosovë është duke e kritikuar qasjen e ekzekutivit ndaj SHBA-ve.

Sipas tyre, “Kurti me qasjen e tij është duke i prishur këto raporte”.

Komento: