Azemi ka thënë se turneu i ndryshimit ka nisur që nga sot në Prishtinë, teksa ka shtuar se ndryshimi do të vie më 9 shkurt 2025.
“Turneu i Ndryshimit ka nisur sot në Prishtinë!Në një atmosferë energjike dhe me mbështetje të fuqishme kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka prezantuar kandidatët për deputetë nga 5 degë të Prishtinës. Nga ky tubim masiv, LDK dërgoi një mesazh të qartë për gjithë qytetarët: ndryshimi nuk është larg, ai vjen më 9 shkurt 2025. Turneu i Ndryshmit është një udhëtim për gjithë ata që besojnë se mund të ndërtojmë një Kosovë ku ka drejtësi dhe zhvillim”, ka shkruar Azemi.
Tutje ai ka theksuar se me turne do të vazhdojnë nesër, ku tubimi i radhës është në qytetin e Vitisë.
“Nesër, turneu vazhdon në Viti, ku bashkë do të ngremë zërin për të ardhmen që e meritojmë. Është koha të bashkohemi për ndryshimin që na duhet”, ka thënë Azemi./Front Online/