Azemi: Nga e hëna disa shkolla të Prishtinës do të mbesin pa shërbime nga punëtorët teknik, shkak greva

14:49 | 01 Shkurt 2024
azemi:-nga-e-hena-disa-shkolla-te-prishtines-do-te-mbesin-pa-sherbime-nga-punetoret-teknik,-shkak-greva

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka njoftuar se disa shkolla në Prishtinë do të mbesin pa shërbime.

Kjo pasi që, punëtorët teknik do të hynë në grevë për shkak të pagave të ulëta.

Ai bërë të ditur se nëse greva nuk do të jetë e suksesshme punëtorët nuk do të kthehen në shkolla.

“Shumë shkolla në Prishtinë nga e hëna do të mbesin pa shërbime nga punëtorët teknik , pasi që ata do të hynë në grevë për shkak të pagave të ulëta.Këta punëtor kan mar vendim që nëse nuk do të ketë sukses greva brenda javës së ardhshme”, ka shkruar Azemi.

Shkrimi i plotë:

 

Komento: