
Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reaguar lidhur me ndërrimin e njehsorëve elektrike, duke thënë se prokuroria duhet të ndalojë një gjë të tillë, derisa të përfundojë hetimi dhe të mblidhen provat.
Azemi ka vlerësuar se ndërrimi njehsorëve në këto momente, ‘’ngre dyshime të mëdha për fshehje të provave’’.
‘’ Fshehja, largimi apo manipulimi i provave përbën vepër penale’’, ka shkruar Azemi.
Postimi:
Mos i prekni njehsorët, mos i fshihni provat!
Prokuroria duhet të ndalojë menjëherë çdo intervenim të KEDS-it dhe Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në njehsorët elektrikë derisa të përfundojë hetimi dhe të mblidhen të gjitha provat.
Ndrrimi i njehsorëve nga shtëpitë dhe banesat, pikërisht në rastet kur ekzistojnë dyshime serioze se kanë matur kohën gabimisht, ngre dyshime të mëdha për fshehje të provave.
Fshehja, largimi apo manipulimi i provave përbën vepër penale.
I bëj thirrje edhe një herë Prokurorisë dhe organeve të drejtësisë që të ndalin menjëherë KEDS-in dhe Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë nga çdo veprim që mund të dëmtojë hetimin dhe të pamundësojë zbardhjen e plotë të këtij skandali.