Azemi: Punëtorët teknik të UP-së e vazhdojnë grevën

18:33 | 28 Shkurt 2024
azemi:-punetoret-teknik-te-up-se-e-vazhdojne-greven

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, ka thënë se do të vazhdojë greva e punëtorëve teknik dhe atyre të sigurimit fizik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Ai për Klankosova.tv ka theksuar se nuk pranojnë pagën e deklaruar në tenderin e fundit nga Rektorati “Hasan Prishtina”.

“Pagën neto e marrin 250 euro, më pas u tha se do ta marrin 300 neto që i bie rreth 320 bruto, ata kërkojnë paga t’iu nivelizohet me punëtorët e sektorit publik”, ka thënë Azemi.

Komento: