Azemi: Qeveria ‘Kurti’ duhet të jap përgjegjësi për dështimet në energji

14:08 | 18 October 2024
azemi:-qeveria-‘kurti’-duhet-te-jap-pergjegjesi-per-deshtimet-ne-energji

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Visar Azemi ka reaguar pas pamjeve të publikuara nga deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ku shihet se ka eksploduar kazani në Termocentralin Kosova A.

Azemi ka kritikuar Qeverinë ‘Kurti’ duke thënë se gjatë katër viteve mandat, asnjë kapacitet gjenerues i ri nuk është ndërtuar për energji.

Tutje, Azemi ka shkruar se duke ju afruar stinës së dimrit, prodhimi i energjisë elektrike nuk do të jetë i mjaftueshëm, dhe si pasoj do të detyrohemi të blejmë sërish rrymë jashtë vendit.

“Për 4 vite të kësaj qeverie, nuk është ndërtuar asnjë kapacitet gjenerues i ri për energji, ndonëse me Strategjinë për Energji 2022-2031, parashihen investime. Kur po afrohemi drejt muajve të dimrit dhe kërkesa për energji elektrike do të rritet dukshëm, prodhimi aktual në Kosovë nuk është i mjaftueshëm. Kjo na detyron të blejmë energji nga jashtë me çmime shumë të larta, duke rritur çmimin për qytetarët tanë”, ka shkruar Azemi.

Azemi ka treguar se në programin “Rruga e Re” të LDK-së, kanë paraparë ndërtimin e një centrali me gaz.

“Në programin tonë “Rruga e Re”, ne kemi paraparë ndërtimin e një centrali me gaz prej 500 megavatësh, i cili do të kushtojë 500 milionë euro dhe do të bë zgjidhjen e duhur të furnizimit me energji, duke përmbushur nevojat tona. Kjo qeveri duhet të japë përgjegjësi për dështimet në energji. Është koha për veprime të shpejta dhe konkrete”, përfundoi shkrimin Azemi në ‘Facebook’.

Shkrimi i plotë:

Komento: