Azemi: Qeveria tash po falsifikon edhe dokumente e raporte zyrtare, Prokuroria të ndërhyjë menjëherë

18:38 | 01 November 2024
azemi:-qeveria-tash-po-falsifikon-edhe-dokumente-e-raporte-zyrtare,-prokuroria-te-nderhyje-menjehere

Kryetari i degës së LDK-së, Visar Azemi tha se Qeveria po falsifikon dokumente e raporte zyrtare, duke iu referuar korrigjimit të raportit të Zyrës Kombëtare të Auditimit për shpenzimet e nivelit qendror për karburant të veturave.

“Përveç propagandës së vazhdueshme të kësaj qeverie, tashmë kemi edhe falsifikim të dokumenteve e raporteve zyrtare”, shkroi ai në një postim në Facebook. “Kjo dëshmohet edhe me raportin e Zyrës Kombëtare të Auditimit”.

Azemi kërkoi hetim nga Prokuroria.

“Prokuroria duhet të ndërhyjë menjëherë për të hetuar falsifikimin e raporteve zyrtare”.

Komento: