Azemi: Rritja e çmimit të energjisë rezultat i qeverisjes pa vizion

10:36 | 25 March 2023

Visar Azemi nga LDK i është shtuar zërave kritikë të kësaj ndaj qeverisjes dy vjeçare. Në faqen zyrtare të LDK-së në Facebook, Azemi përmes një video ka kritikuar qeverinë për mungesë vizioni.

“Po hyjmë në vitin e tretë të qeverisjes nga ky pushtet pa vizion dhe pa investime në sektorin e energjisë. Asnjë projekt nuk e filluan e as nuk e mbaruan që dy vite në pushtet.” – ka thënë Azemi në këtë video.

Ai shtoi se pushteti nuk filloi e as nuk mbaroi asnjë projekt që dy vite duke i refuzuar investimet amerikane në projektin e gazit. “Asnjë projekt nuk e filluan e as nuk e mbaruan që dy vite në pushtet. I thanë jo investimeve amerikane në projektin e gazit, projekt i cili do ta bënte Kosovën partner strategjik të SHBA-ve.” tha Azemi.

Sipas Azemit, ka mungesë vizioni për investime në kapacitete gjeneruese. Në një kohë kur shteti jonë do duhej të investonte në kapacitete gjeneruese dhe të krijonte stabilitet energjetik në vend, ata po tregojnë që nuk kanë guxim e as vizion për të udhëhequr!

Në fund ai tha se “Kriza energjetike u shfrytëzua për të blerë energji elektrike nga shoku i tyre, Martin Berishaj”, duke shtuar se qytetarët tanë meritojnë më mirë!

Komento: