Azemi: Rritja e sërishme e çmimit të rrymës është abuzim me durimin e qytetarëve

20:08 | 15 March 2025
azemi:-rritja-e-serishme-e-cmimit-te-rrymes-eshte-abuzim-me-durimin-e-qytetareve

Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës thotë se rritja e sërishme e çmimit të rrymës është abuzim me durimin e qytetarëve, në një kohë kur janë duke u përballur me çmimet e larta dhe pasigurinë ekonomike.

Sipas tij, ky është vendim për interesat e grupeve të caktuara.

Azemi, këtë e vlerëson si të papranueshme dhe të padrejtë.

Postimi i plotë i Azemit:

Rritja e sërishme e çmimit të rrymës është abuzim me durimin e qytetarëve, në një kohë kur janë duke u përballur me çmimet e larta dhe pasigurinë ekonomike.

Është shumë e qartë është se ky është një vendim për interesat e grupeve të caktuara që po e shfrytëzojnë situatën për përfitime personale.

Ky është një akt i papranueshëm dhe i padrejtë dhe është një tregues i qartë i dështimit të kësaj qeverie që nuk mendon për qytetarët e saj.

Komento:
loading